Donald Trump po shikon planet për t'i shtyrë anëtarët e NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes nga 2% në 3% të PBB-së, nëse ai rizgjedhet në nëntor, raportoi të premten The Telegraph, duke cituar burime të afërta me ish-presidentin amerikan.
Trump thuhet se e ka marrë në konsideratë një rritje prej disa kohësh, por u bind më tej nga argumentet e presidentit polak Andrzej Duda, tha për mediat një burim i afërt me ish-presidentin. Të dy u takuan për bisedime në Nju-Jork muajin e kaluar.
Duda ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes në të gjithë aleancën, duke argumentuar se 3% nevojiten për t'u mbrojtur kundër "kërcënimeve në rritje", përfshirë edhe nga Rusia.



