Studentët e Mjekësisë paralajmërojnë bojkot/ Nis me protesta dita e parë: Do e çojmë çështjen në gjykatë (VIDEO)

Studentët e Mjekësisë paralajmërojnë bojkot/ Nis me protesta dita e parë: Do e çojmë çështjen në gjykatë (VIDEO)

Rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditorët e Universiteteve, ndërsa studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar bojkot të procesit arsimor si edhe protesta. 

Ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.

Gazetari i Besmir Pula tha gjatë një lidhje të drejtpërdrejt në MCN Live se disa prej studentëve kanë paralajmëruar për bojkot dhe në ditët në vijim ashtu sikurse kanë bërë me dije që do ta çojnë ligjin në Gjykatë.

"Që prej orës 09:00 janë mbledhur në një nga godinat, dhe nga aty janë zhvendosur para Fakultetit të Mjekësisë. Vijojnë të kundërshtojnë ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Kanë paralajmëruar bojkot dhe një pjesë e tyre kanë paralajmëruar që kjo situatë do të vijojë dhe në ditët e ardhshme.

Përveç bojkotit, studentët kanë thënë që do e çojnë çështjen në Gjykatë dhe po përgatisin dosjen.

Ka pasur dhe studentë të vitit të parë që i janë bashkuar protestës. Ka pasur dhe studentë të tjerë, që  kanë shkuar në mbështetje.

Pjesëmarrja është në nivel mesatar.

Nuk pati asnjë reagim nga përfaqësues të Universitetit gjatë fjalës së tyre në nisje të këtij viti të ri.

Mbi 400 studentë do të nisin vitin e parë Akademik në Universitetin e Mjekësisë", tha Pula.

Matematika, fizika dhe disa degë të tjera që lidhen kryesisht me profilin e mësuesisë në Universitetin e Tiranës rrezikojnë mbylljen për shkak të numrit të ulët të studentëve.

Po ashtu në Universitetin Bujqësor të Tiranës rrezikojnë mbylljen disa degë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy