Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore kanë filluar reshjet e dëborës si në Dardhë, Lezhë-Vaudejes, Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, pa sjellë probleme për qarkullimin rrugor.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të bërë pastrimin e akseve, shpërndarjen e kripës dhe për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
ARRSH apelon shoferët për pajisje me goma dimërore të automjeteve të tyre.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore



