Rrjedhja e listave të pagave/ Daci: Rasti i tillë, i vetmi në botë, pa asnjë mbrojte nga shteti (VIDEO)

Rrjedhja e listave të pagave/ Daci: Rasti i tillë, i vetmi në botë, pa asnjë mbrojte nga shteti (VIDEO)

Rrjedhja e listave të pagave në Shqipëri, për juristin Jordan Daci është e paprecedentë.

Në një komunikim për edicionin e sotëm të “MCN live”, Daci, thotë se dëmi në këtë rast është pasuror dhe jopasuror.

“Dëmi në këtë rast ka të bëj me dëm pasuror dhe jopasuror, si rrjedhojë, ekspozimi i çdonjërit prej nesh, krijon mundësinë e vjedhjes së indentitetit nga bota e krimit për tu keqpërdorur, apo për të klonuar indentitetin tonë. Dhe pastaj dëmi në raport mes individëve që ekspozohen përpara një risku të shtuar, sepse njerëzve tanimë ju dihen pagat, targat, identiteti.

Sipas Dacit, për të shpëtuar në një fare forme nga kjo situatë, njerëzit do duhej të ndryshonin kartat e identitetit dhe kjo është një kosto pashtu për buxhetin e vendit.

“Minimumi shtetasit e ekspozuar duhet që të ndryshojnë kartat e identitetit dhe gjeneralitetin e të dhënave të tyre, dhe numrat personal, dhe kjo përbën kosto.

Juristi Daci, e vlerëson një skandal të tillë, të vetmin e llojit të vet në botë, sepse një gjë e tillë nuk besohet të ketë ndodhur diku tjetër, kur masivisht plasohen të dhënat personale dhe pagat.

“Ky është rasti i parë që lidhet me përgjegjësinë e shtetit në raport me të dhënat personale, por në nivel masiv, nuk ka mbrojtur shteti, nuk ka asnjë rast  në botë ku  qytetarët të jenë abuzuar më të dhëna të tilla në botë. Por ne nuk kemi një padi kolektive sepse do të arrinte në shumë miliona një padi e tillë. Edhe kur u bën ndryshimet e Kodit civil, nuk u pranua padia kolektive, sepse ndoshta shteti e parapriu problemet që mund te hasen si kjo në vazhdim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy