“Cambridge Analytica” mori të dhënat e 50 milionë përdoruesve në Facebook (VIDEO)

“Cambridge Analytica” mori të dhënat e 50 milionë përdoruesve në Facebook (VIDEO)

Një kompani e analizës së të dhënave e përdorur nga fushata e zgjedhjeve presidenciale 2016 e  Presidentit Donald Trump ka shfrytëzuar informacione private të mbi 50 milion të përdoruesve të Facebook pa lejen e tyre.

Cambridge Analytica përfitoi nga përdorimi i rrjeteve sociale të një pjese të madhe të elektoratit të SHBA, duke zhvilluar teknika që mbështesnin fushatën e Presidentit Trump në 2016, theksohet në dy raporte të cituara nga gazetat britanike dhe amerikane.

Një nga rrjedhjet më të mëdha të të dhënave në historinë e Facebook-ut i lejoi kompanisë “Cambridge Analytica”, e cila kishte lidhje me strategun  e fushatës së Trump, Steve Bannon, për të zhvilluar teknika që përbënin bazën e punës së saj në fushatën Trump, raporton The Neë York Times dhe The Guardian.

Facebook ndërkaq ka deklaruar se ka pezulluar marrëdhëniet me ‘Cambridge Analytica’, gjithashtu është pezulluar profesori i psikologjisë së Universitetit të Kembrixhit, Aleksandër Kogan i cili krijoi aplikacionin për shfrytëzimin e informacioneve në fjalë. Një tjetër personazh, Christopher waili, pretendohet se ka marrë të dhëna përmes këtij aplikacioni. Ëylie, ish-punëtor i Cambride Analytica, u bë një pikë qendrore në blerjet e paligjshme të profileve të Facebook dhe të dhënave të mbi 50 milion përdoruesve.

Ëylie, 28 vjeç, tha për gazetën the Guardian se ai ka dokumentet e të dhënave të mbledhura prej 50 milion përdoruesish, së bashku me faturat, email-et dhe kontratat ligjore - që provojnë se në Qershor dhe Gusht 2014 llogaritë dhe të dhënat e Facebook-ut ishin komprometuar.

Ai disponon një dokument të vitit 2014, lëshuar nga avokatët e Facebook, ku është pranuar se Cambridge Analytica kishte fituar të dhënat në mënyrë të paligjshme.

Në 2014, Bannon ishte bërë anëtar i bordit në Cambridge Analytica, dhe më pas vazhdoi të ishte shefi i fushatës së Trump.

Cambridge Analytica ndërtonte profile psikologjike bazuar në detaje personale për miliona amerikanë që mund të kategorizoheshin si votues individualë.

Kompania ka punuar si për fushatën e senatorit republikan të Teksasit, Ted Cruz, po ashtu edhe për fushatën zgjedhore të përgjithshme të Trump. Cambridge Analytica mbështetet nga familja e donatorit miliarder Robert Mercer,mese   i cili gjithashtu mbështeti fushatën e Trump.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy