Çështja e kufirit, Rama vlerëson Gjykatën Kushtetuese

Çështja e kufirit, Rama vlerëson Gjykatën Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e Gjykatës Kushtetuese. Në 25-vjetorin e themelimit të këtij institucioni kreu i qeverisë përmendi vendimin që kjo Gjykata mori për çështjen e kufirit detar me Greqinë, duke thënë se me kët vendim, këtij institucioni iu kthye besueshmëria. 

Rama: Vend për kritika me siguri mund të ketë dhe ka, por nëse ka një institucion të gjyqësorit shqiptar që sot mund të hyhet pa të ardhur turp është Gjykata Kushtetuese.

Nisur nga fakti që në një kohë të shkurter Gjykata Kushtetuese ka qenë e detyruar të merrej me vendime të rëndësishme e vërteta është se ky organ është përpjekur të shfaqet i paanshëm në gjykimet e dhëna dhe i ka siguruar imazhit të vet një pamje të besueshme në sytë e të gjithëve.

Nuk ndodh shpesh në jetën e një institucioni që të fitojë simpati dhe mbështetje popullore sic ndodh me këtë gjykata pas vendimit historik për çështjen e kufirit.

Ishte një nga ato vendime që definojnëi mazhin karakterin dhe rrugën e institucionit ndoshta për degada.

Ishte një nga ato vendime ku në të shumtën e herës lexohej një shumicë dhe një pakicë dhe nuk ishte aq e vështirë që të definohej një qasje e majtë apo e djathtë, Gjykata Kushtetuese u ngrit mbi gjthcka, u bë gjykata e mbrojtjes së sovranitetit kushtetues dhe shtetëror të RSH.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy