Manjani komenton deklaratën e Lusë për Balilin: Detyrën tonë e kemi bërë në kohë rekord

Manjani komenton deklaratën e Lusë për Balilin: Detyrën tonë e kemi bërë në kohë rekord

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të ambasadorit amerikan, i cili është shprehur se policia dhe drejtësia dështuan në kapjen e Klement Balilit, i njohur ndryshe si Eksobari i Ballkanit.

I pranishëm në punimet e Forumit Ministerial të Ballkanit Perëndimor për Çështjet e Drejtësisë dhe ato të Brendshme, Manjani tha se e mbështet shqetësimin e ambasadorit Lu. Manjani tha se prej 7 muajsh ka shprehur edhe vetë të njëjtin shqetësim dhe shton se Ministria e Drejtësisë e ka bërë detyrën që i cakton ligji në raste të tilla.  

“Mbështes plotësisht shqetësimin e shprehur ditën e djeshme nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu në lidhje me mosarrestimin e shtetasit Klement Balilit. Gjej rastin t’ju informoj, se sikurse edhe mund të jeni në dijeni prej 7 muajsh dhe në mënyrë të përsëritur e kam shprehur dhe publikisht këtë shqetësim. Mostrajtimi apo trajtimi i gabuar i kësaj çështjeje nuk mund t’i barazojë institucionet e shtetit në përgjegjësi dhe as të luhet “ping-pongu” i radhës. Ligji shqiptar përcakton qartë se kush arreston, kush ndalon, kush akuzon dhe kush dënon persona të përfshirë në shkeljet e ligjit. Ministri i Drejtësisë vetëm ndihmon me transmetim letër-porosish dhe/ose përkthim zyrtar të dosjeve. Këtë detyrë e kemi bërë në kohë rekord”, tha Manjani.

Ministri i Drejtësisë theksoi se “pingpongu i përgjegjësive është e keqja më e madhe që ka sot sistemi”.

“Prandaj askush të mos fshihet pas alibive të sajuara, por të marrë përgjegjësitë që i jep ligji dhe t’i ushtrojë. Përsëris qëndrimin tim të palëkundur se kushdo që ka shkelur ligjin duhet të ndëshkohet pa dallim”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy