Gazetari Ablert Bisaku foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi zgjedhjet që pritet të mbahen në Gjermani më 23 shkurt.
Sipas Bisakut debati i parë është fituar nga Friedrich Merz, i cili prin në anketime.
Çështja primare në këtë fushatë është siguria, e ndjekur edhe nga ekonomia, ku CDU-CSU ka premtuar ulje të taksave.
Gazetari thekson se do jetë e vështirë që dy parti, CDU dhe SPD ta krijojnë të vetme qeverinë dhe do duhet një parti e tretë.
“Si fitues është parë Merz, udhëheqësi i CDU-CSU, i cili prin edhe në anketime, në prag të zgjedhjeve. Faktet e Merz janë më bindëse. Nuk ka pasur ndonjë sulm si nga ana e Merz, si nga ana e Scholz. Siguria është çështja primare në këtë fushatë, sigurisht edhe ekonomia, është folur edhe për barazinë sociale, refugjatët. Është debatuar edhe për mbrojtjen klimatike. Partia e Merz sillet rreth 30 për qind, dhe është i detyruar të ketë një partner koalicioni, në mos edhe dy. Ai tha s’jemi të gatshëm për bashkëpunimim me AfD-në që sillet te 20-21 për qind. Merz shpreson edhe për hyrjen e liberalëve në Parlament. Unë mendoj që dy parti s’do munden ta krijojnë koalicionin, por do jetë edhe një parti e tretë. Tri vitet e fundit Scholz i ka ngarkuar pak a shumë qytetarët gjermanë, ndoshta me disa taksa të panevojshme. Është e drejtë siç thotë Merz që të ketë më pak taksa. 6-7 milionë njerëz që marrin ndihma nga shteti të drejtohen te punët dhe t’u hiqet mbështetja financiare, atyre individëve që s’e kanë të domosdoshme. CDU mbështet shtresën e lartë, të pasurit, SPD mbështet shtresën e mesme, apo të varfër. Nuk e besoj që ka gjasa që ekstremi i djathtë të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, në bazë të deklaratave”.



