‘Lufta’ e qeverisë me qeset, Ferruni: Kemi përdorim masiv, duhet të rikthehemi te riciklimi

‘Lufta’ e qeverisë me qeset, Ferruni: Kemi përdorim masiv, duhet të rikthehemi te riciklimi

Qeveria duket se s’po ia del të heqë nga përdorimi qeset plastike duke bërë që kjo nismë të dështoi.

Lidhur me këtë, aktivisti Lavdosh Ferruni në një lidhje skype me MCN TV deklaroi se  pavarësisht se kemi një kategori biznesesh që e kanë respektuar këtë nismë, në tregjet e fruta-perimeve përdorimi i tyre mbetet masiv.

Sipas tij, defekti kryesor vjen nga institucionet që nuk zbatojnë atë detyrë për të cilën marrin rrogën, pasi siç ai thekson efekti i ndëshkimeve është zero.

Përdorimi i qeseve plastike konstatohet nga çdo qytetar dhe në Tiranë që mund të kishe një mundësi dhe më të madhe duke qenë dhe kryeqytet duhet të ishte dhe më e mundshme duke qenë se dhe institucionet janë këtu mund të kishim një zbatim të ligjit, por kjo s’ka ndodhur me një përjashtim shumë të vogël të disa supermarketeve, ndërsa në blerjen e fruta perimeve, konsumatorët janë të përqendruar te tregu janë në tregun e lirë dhe përdorimi i tyre është masive. Pra është pranuar dhe nga autoritetet që kemi të bëjmë me njëlloj dështimi lidhur me vendimin e marrë vitin e kaluar. Nga ana tjetër kemi një kategori biznesesh që e kanë respektuar dhe nëse disa e zbatojnë dhe të tjerë jo atëherë prishte e gjithë balanca dhe pastaj bëhet masive ajo dhe kthehet në një epidemi të përgjithshme siç ishte. Kjo çështje nuk funksionon me fushata politike, ajo është një vendim si çdo vendim tjetër. Kjo duhet të jetë si për çdo ligj.

I pyetur nëse janë mbajtur përgjegjësi konkrete, pra ka patur zyrtarë të paralajmëruar apo të larguar nga detyrat e tyre, Ferruni tha se këtu është defekti kryesor nga institucionet që nuk zbatojnë atë detyrë për të cilën marrin rrogën.

Janë bërë raporte dhe nga këto kontrolle janë gjetur vetëm 4 apo 7 raste të shkeljes së ligjit dhe nuk e di nëse vërtet janë penalizuar këto 7 raste. Pra praktikisht efekti është zero. Dhe kjo është arsyeja, ndërkohë dhe tregtarët e vegjël dhe konsumatorët nuk kanë çfarë të bëjnë sepse tradita këto vitet e fundit ka qenë se ta jep atë qesen tregtari sikur po të bën nder dhe në këtë kontekst unë uroj që është marrë tani një vendim nga autoritetet dhe kjo duhet të ndodhë patjetër se ka shumë anë pozitive. Nuk vuan konsumatori për një qese plastike dhe ato që përdorin më shumë këto qese janë zonja apo zotërinj mbi 50 vjeç dhe kjo kategori kanë jetuar në kohën kur nuk ekzistonte fare qesja.

Sa i përket afrimit të sezonit të verës, Ferruni tha se meqë turizmin e kemi si një kollonë kryesore duhet të kemi parasysh menaxhimin e mbetjeve pasi edhe pse këto duken si aksesorë, janë të rëndësishme për turistët e huaj.

Këto gjëra kaq të thjeshta dhe janë në dorë të vendimmarrjes dhe konsumatorëve është plotësisht e shmangshme. Dhe për shishet plastike ne duhet të rikthehemi te riciklimi, duhet të lejohen ta bëjnë këtë gjë dhe madje të ketë një politikë të thjeshtë për ta mbledhur dhe grumbulluar atë për riciklim sepse kjo motivon njerëzit për ta grumbulluar dhe përmirëson jetën ekonomike të atyre që merren vazhdimisht atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy