Presidenti i ri/ Balla: Kusht 20 firmat, PS nuk do të propozojë emra deri në raundin e tretë

Presidenti i ri/ Balla: Kusht 20 firmat, PS nuk do të propozojë emra deri në raundin e tretë

Pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, se PS është tërhequr nga marrëveshja për Presidentin, ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Ky i fundit theksoi se kandidaturat e opozitës duhet të kenë 20 firma mbështetëse, ndërsa theksoi se PS nuk do të propozojë emra deri në raundin e tretë, duke pritur propozimet e PD.

Në deklaratën e tij për mediat, Balla tha: 

Duhet që kandidati që propozohet nga opozita të mbështetet me firma vetëm nga opozita. Besoj që opinion publik na mirëkupton në këtë kusht. Ata i kanë mundësitë të propozojnë dy kandidatë. Deri të dielën në 16:00 t’i depozitojnë dy kandidaturat. Ne jemi të gatshëm që sapo t’i depozitojmë të ulemi dhe t’i vlerësojmë. Nëse nuk depozitohet me 20 firma mbështetëse, jo. Kohën e kemi në dispozicion për të mos e humbur raundin e dytë. Besoj se fryma e atij dokumenti duhet të vlejë deri në raundin e tretë. Jemi në kohë. Jam këtu në Kuvendin e Shqipërisë non stop. Ia kam shprehur dëshirën për të vazhduar komunikimin. Nuk duam të shkojë dëm raundi i dytë dhe i tretë. Ne nuk do të propozojmë kandidatë në raundin e dytë dhe të tretë. Do t’i qëndrojmë marrëveshjes”.

Balla tha se diskutimi me përfaqësuesit e PD është bërë në sytë e publikut dhe se nuk pasur dakordësi për formulën 4/2.

Bëj thirrje që të rikthehemi në tryezën të ulemi dhe të diskutojmë emrat. Mund të ketë të tjerë që nuk i dimë, por kjo gjë duhet bërë me seriozitet. Dua të theksoj që nuk ka pasur pasur dakordësi për formulën 4/2.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy