Gjykata e Lartë në Turqi vendos ekstradimin e Izet Haxhisë

Gjykata e Lartë në Turqi vendos ekstradimin e Izet Haxhisë

Gjykata e Lartë në Turqi ka miratuar ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë. Haxhia jetonte prej vitesh në Turqi, ndërsa në Shqipëri është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ngjarje e ndodhur në shtator 1998.

Gjatë gjithë këtyre viteve Haxhia dhe Berisha kanë shkëmbyer akuza të forta për njëri-tjetrin. Ish-truproja i Berishës e ka akuzuar shpesh këtë të fundit përmes shkrimeve në media për eliminimin e Azem Hajdarit.

Azem Hajdari u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet.

Në atentat u vra edhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra.

Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan dhe u dënuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy