
Policia shqiptare ka reaguar në një deklaratë zyrtare në lidhje me vrasjen e një shtetasi shqiptar në Greqi. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se është informuar nga pala greke për këtë ngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Policia siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar.
“Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar”, bën me dije policia.
39-vjeçari Altin Mulla humbi jetën pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke pranë fshatit Vissani Pogonit në rajonin e Janinës, teksa një grup policësh kishin nisur kontrollet në zonë për një grup që trafikonte lëndë narkotike.
" Ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po kryen hapat e nevojshme me autoritetet homologe greke, Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar", thuhet gjithashtu në reagim.




