Nazarko: Beteja për Tiranën nuk ekziston. Ideja qendrore e Ramës është mbajtja e turizmit, Saranda dhe Vlora diamantet e tij (VIDEO)

Nazarko: Beteja për Tiranën nuk ekziston. Ideja qendrore e Ramës është mbajtja e turizmit, Saranda dhe Vlora diamantet e tij (VIDEO)

Për analistin Shpëtim Nazarko historia e pjesës së Rithemelimit në PD është histori e mbyllur, por se pjesa e vulës, është historia e një partie zyrtare që e njeh perëndimi dhe se në fund të gjithë do shkojnë atje.

Duke folur për MCN Live, ai supozoi se koalicioni i drejtuar nga Partia e Lirisë do marrë ca më shumë vota, por kjo sipas tij nuk çon askund, pasi prapë Sali Berisha është non grata dhe s’kanë vulë është dhe është një histori që do përballet me Amerikën.

Nazarko deklaroi se nga pikëpamja tregtare mund të ndodhë dhe kjo gjë se të gjithë nesër do venë te pjesa e PD zyrtare dhe se askush nuk do e lidh veten me Berishën dhe një parti tjetër që ndër vite gjithnjë u ka sjellë probleme demokratëve.

Në këtë rast akoma më shumë do shkojë në fund, ore kë kam përpara, një pjesë të asaj që quhet Rithemelim, një pjesë të Metës dhe një regjiment që s’dihet i kujt është.

Në fund fare pas një viti do jemi këtu dhe gjithë kjo pjesë që shohim te Partia e Metës e tjerë, do shkojnë te partia mëmë. Patjetër do venë atje.

Ai që ndjek politikën shqiptare prej 30 vitesh e kuptojnë. Të gjithë do venë te nëna, e cila është PD-ja zyrtare.

Këta do venë do projektojnë një sherr të vogël me Metën, do marrin plaçkën e vetë dhe do shkojnë te shtëpia e vjetër.

Me gjithë përpjekjet e Berishës që t’i bëj dëm pjesë së PD zyrtare, prapë do venë të nëna. Pas 15 majit, do menduar a është strategji e menduar apo mes tyre ka dhe nga ata që shikojnë ëndrra me kryetar.

Pas 15 majit do ketë diskutime të mëdha dhe këto historitë para 14 majit, nuk kanë rëndësi. Nuk i jap asnjë lloj vlere historisë së koalicionit anti-Ramë.

Pas 15 majit është diskutimi në strukturat zyrtare të PD, diskutim ku Berisha nuk ka vend se ata e kanë nxjerrë jashtë loje dhe partitë jashtë loje.

Kryetarët e PD në bazë duhet të ishin të mençur dhe të sqarojnë bazën se kjo është një histori e përkohshme dhe ne duhet të ruajmë partinë në rrethe që pasi të mbarojë kjo furtunë të fillojmë pjesën e zgjedhjeve.

Ndërsa për zgjedhjen e Roland Bejkos si kandidat për Tiranën nga pjesa e Enkelejd Alibeaj, tha se është më e mirë se e Jonila Godoles, pasi nënvizoi se kemi të bëjmë me një parti 30 vjeçare që i njeh pikat e forta.

Ai shtoi se bashkia e kryeqytetit është bashki e vendit dhe zgjedhja është e tipit pragmatik, por shprehu bindjen se nuk do marrë vota.

Nuk është se vetëm Bejko nuk do merrte vota. Beteja për Tiranën nuk ekziston. Betejë të rëndësishme për PD, do quaja Shkodrën, Durrësin dhe Elbasanin, por nuk e besoj.

Se gjithçka varet nga mëshira e Partisë Socialiste, se sa do t’i lërë vetë. Beteja më interesante e gjithë kësaj historie për mua është Shkodra.

Benet Beci nuk është ndonjë socialist 24 karatësh që të thuash që përfaqëson PS.

Mbaj një mendim se Shkodra nuk është bastion as i të djathtës dhe as i të majtës dhe gjithmonë kam mbajtur mendim se i vetmi metropol real i Shqipërisë është Shkodra, ka dalë dhe Fishta dhe Migjeni.

Komunizmi e shndërroi Shkodrën në qytet hero të punës socialiste, por gjithsesi i shndërroi në zanatçinj. Shkodrën e vlerësoj edhe më shumë se Tiranën. Është metropoli i vetëm real kulturor i Shqipërisë.

Do e quaja shumë të rëndësishme më në fund vendosjen në Shkodër të një kandidati si Benet Beci, besoj në familjen e vetë, duke qenë një familje me tradita, është familje e vjetër e 1800-ës, ajo paria e dikurshme, që ca u konvertuan në komunistë, ca i hëngri shpata e Enverit.

Vendi i parë ku do zhvillohet beteja, është Shkodra, Durrësi dhe Elbasani, të tjerat nuk kanë rëndësi.

Për rikonfirmimin nga Edi Rama i të njëjtëve kandidatë, Nazarko tha se filozofia qendrore e Kryeministrit, ideja qendrore e tij është mbajtja e turizmit.

Saranda dhe Vlora janë diamantet e idesë së tij se do e zhvillojë Shqipërinë mbi bazë të turizmit, ndaj janë ndryshuar, plus që Leli ishte i hequr prej dy vitesh.

Korça ku ai nuk ka ndërhyrë, mund të jetë i kënaqur se mund të jetë një nukël turistik.

Për herë të parë do thyejë bastionin në Shkodër, së dyti do thyejë filozofinë në turizëm, që është Durrësi, Vlora, Saranda.

Ai mendon se për Durrësin duke qenë vetë deputet, do jem unë kandidati numër 1, do e mbaj vetë peshën kryesore.

Zgjedhja e këtyre njerëzve në Sarandë dhe Vlorë, vjen pasi do mbajnë pjesën kryesore të turizmit.

Nuk ka asnjë mundësi praktike që të zhvillosh turizmin pa bujqësi.

Unë do u vija prioritet, Lushnjës, Lezhës, fushës së Korçës, blegtorisë, se këto e bëjnë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy