Rrugëtimi muzikor i këngëtarit fierak: Ja si e lashë kurbetin dhe ju riktheva këngës

Rrugëtimi muzikor i këngëtarit fierak: Ja si e lashë kurbetin dhe ju riktheva këngës

Marjol Rrapaj është një këngëtar i njohur i muzikës së jugut, i cili ka një histori të rrugëtimit të tij muzikor.

Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Rrapaj, thotë se edhe pse emigrant prej shumë vitesh, rikthehej kohë pas kohe për të performuar muzikën e jugut.

Unë e kam nisur muzikën që i vogël, por nuk kishim kushte dhe kam ikur në kurbet që 16 vjeç. Kam punuar prej vitesh në Greqi, në punë të ndryshme, për tu rikthyer në vitin 2003, dhe bëra një album prej 8 këngësh.

Këto rikthimet i bëja kohë pas kohe nga Greqia, dhe në vitin 2009 jam rikthyer përfundimisht. Ka realizuar albumin tim dhe që nga atëherë kam vazhduar në dasma dhe evente familjare.

Në dasmën e parë kam marrë 300 mijë lek, dhe jam futur vetëm me 15 këngë që i dija, për të arritur këtu ku jam sot.

Kam legalizuar edhe këngën “Nuk jemi kriminelë”, dedikuar shqiptarëve në Angli, si reagim për deklaratën e ish-ministres angleze kundër shqiptarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy