Shoqëritë aksionere/ Soko: Problematikë “presta nome”-t dhe mungesa e pasqyrave të vërteta financiare

Shoqëritë aksionere/ Soko: Problematikë “presta nome”-t dhe mungesa e pasqyrave të vërteta financiare

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, duke folur në “Mcn Economy” për shoqëritë aksionere theksoi që problematikë në Shqipëri kanë qenë “presta nome”-t, ose fshehja e aksionerëve real. Po ashtu Soko vë në dukje se në Shqipëri nuk ka pasqyra të vërteta financiare, jo vetëm te kompanitë private, por edhe një pjesë e kompanive shtetërore. Për pasojë ka dështuar iniciativa për të krijuar bursën e Tiranës, pasi kur bilanci është i pasaktë, helmohen të gjitha elementët e tjera. 

 

Janë problematike për rrethanat të cilat kryhen, qëllimet për të cilat kryhen, aktorët që i kryejnë janë të fshehtë, nuk deklarohen, ose janë të pasinqertë nga pikëpamja e tregut. Problematika të tilla ka pasur kur kemi të bëjmë me presta nome. Janë transaksione fiktive të aksioneve, që bëhen për qëllime të ndryshme. Për të fshehur aksionerin real. Kjo sjell një farë ngërçi. Ke njerëz që jetojnë në azile, merret karta e identitetit, dhe i shet aksionet atij, për të shpërndarë kuotat e pjesëmarrjes. Kur unë kam një ekspozim publik përpiqem të përfitoj personalisht duke përdorur manovra, si presta nome-t, që vendoset një emër tjetër si aksioner. Kemi rastin e sterilizimit ku aksioneri ishte i pamerituar, ai kishte një dyqan buke në Berat.  

 

Tregtimi i aksioneve është një proces rutinor në biznes. Shqipëria ka pasur që në krye të herës një problem të madh që vazhdon ta ketë, janë pasqyrat financiare të rreme. Bursat s’janë zhvilluar në Shqipëri, sepse ne s’kemi pasqyra të vërteta financiare. Edhe kompanitë shtetërore, që s’e kanë këtë interesin e privatit, edhe aty ne çedojmë në pasjen e një pasqyre të vërtetë financiare. Prandaj ka dështuar çdo iniciativë për bursën e Tiranës, sepse s’kemi deklarime të sakta. Elementi i pare që përcakton vlerën reale të aksionit është pasqyra financiare. Nëse bilancet s’janë të sakta as bilanci i shpenzimeve, auditi, likuidishmëria, është i pasaktë. Të gjitha janë të helmuara në momentin që bilanci është i pasaktë. Por fakti që s’kemi treg normal aksionesh, s’i ka penguar kompanitë të marrin kredi në bankë, duke vendosur si kolateral aksionet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy