Trump: Dënim me vdekje për emigrantët e paligjshëm që vrasin amerikanët

Trump: Dënim me vdekje për emigrantët e paligjshëm që vrasin amerikanët

Dënim me vdekje për emigrantët e paligjshëm që vrasin një amerikan.

Ky është premtimi i kandidatit republikan Donald Trump në një takim elektoral në Aurora të Kolorados.

Nga Kolorado, Trump nis operacionin “Aurora” i cili synon dëbimin masiv të emigrantëve të paligjshëm, duke përshkruar një Amerikë “të pushtuar” nga emigrantët e paligjshëm.

“Këtu në Kolorado bëj këtë zotim: 5 Nëntori 2024 do të jetë Dita e Çlirimit në Amerikë”, shtoi ai, i rrethuar nga postera të kriminelëve të huaj të dyshuar.

Trump synon përdorimin e Aktit të Armiqve të huaj të vitit 1798 për të çmontuar çdo rrjet kriminal të emigrantëve që operojnë në tokën amerikane.

“Në 5 nëntor do të shpëtoj të gjitha qytetet që janë pushtuar”, tha ish-presidenti amerikan.

Trump foli para një muri ku ishin shtypur fjalët “deportoni të gjithë emigrantët e paligjshëm tani”, shoqëruar me fotot e dy emigrantëve që ishin anëtarë të “El Tren de Aragua”, grupi kriminal më i fuqishëm në Venezuelë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy