Nëse europianët e duan sinqerisht, paqja në Ukrainë mund të arrihet brenda pak ditësh.
Kështu deklaroi Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, duke pranuar kredencialet e disa ambasadorëve.
Deklarata e Lukashenkos u bë teksa pranoi kredencialet e ambasadorëve të një numri shtetesh të huaja, raporton BelTA.
Me konfliktin ushtarak që është ndezur pranë nesh në Ukrainë, gjithmonë kemi dalë me iniciativa paqeje në arenën ndërkombëtare dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Konflikti midis popujve vëllazëror është një tragjedi e madhe, pasojë e drejtpërdrejtë e intrigave strategjike dhe marrëzisë më të madhe, në radhë të parë e politikanëve perëndimorë.
Shumë njerëz deklarojnë dëshirën e tyre për paqe në atë tokë. Sidomos europianët, sepse konflikti është në shtëpinë tonë europiane.
Nëse europianët duan vërtet paqen, ajo mund të arrihet brenda ditëve. Unë e kam thënë vazhdimisht dhe i paralajmëroj europianët: ju lutemi, bëni gjithçka për të siguruar që paqja të rivendoset në atë tokë.



