Trump njofton marrëveshje për ndalimin e emigrantëve, mohon presidentja e Meksikës

Trump njofton marrëveshje për ndalimin e emigrantëve, mohon presidentja e Meksikës

Pata një telefonatë të mrekullueshme me presidenten e re të Meksikës, Claudia Sheinbaum Pardo

. Ajo pranoi të bllokonte emigrimin nga Meksika në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne folëm gjithashtu se çfarë mund të bëhet për të ndaluar fluksin e drogës në Shtetet e Bashkuara. Ishte një bisedë produktive.

Kështu shkroi presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump në rrjetin e tij social “Truth”, duke nënvizuar se “Meksika do të ndalojë ata që duan të shkojnë në kufirin tonë me efekt të menjëhershëm”.

Në vijim shtoi se kjo do të ndihmojë shumë në ndalimin e pushtimit të paligjshëm të SHBA-së.

Por presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum duket se kundërshton pretendimin e Trump se të dy kanë arritur një marrëveshje për të ndaluar migrimin në kufirin amerikan.

Sheinbaum u përgjigj se ajo kishte përsëritur qëndrimin e Meksikës nuk ishte mbyllja e kufijve, por trajtimi i migracionit duke respektuar të drejtat e njeriut.

Sheinbaum shkroi në X për se ajo “i kishte shpjeguarTrump strategjinë gjithëpërfshirëse që Meksika ka ndjekur për të adresuar fenomenin e migracionit, duke respektuar të drejtat e njeriut.

Ne përsërisim se qëndrimi i Meksikës nuk është të mbyllë kufijtë, por të ndërtojë ura midis qeverive dhe midis popujve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy