Kundërpërgjigjet Izraeli, shkatërron objektivat iraniane në Siri, pas sulmit me raketa

Kundërpërgjigjet Izraeli, shkatërron objektivat iraniane në Siri, pas sulmit me raketa

Izraeli thotë se ka goditur pothuajse të gjithë infrastrukturën ushtarake të Iranit brenda Sirisë në sulmin e tij më të madh që nga fillimi i luftës civile atje.

Sulmet erdhën pasi 20 raketa u hodhën në pozicione ushtarake izraelite në zonat e pushtuara të Golanit gjatë natës.

Ushtria e Sirisë tha se "agresioni" izraelit kishte vrarë tre vetë, por Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorimi në Mbretërinë e Bashkuar, konfirmoi se raketat u qëlluan drejt Sirisë nga ushtria izraelite vranë 23 persona ushtarakë, Sirianë dhe jo Sirianë. 

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Irani, që vendosja e trupave në Siri për të ndihmuar presidentin Bashar al-Assad ka alarmuar Izraelin.

BBC raporton se Irani në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje për t'i dhënë fund ekzistencës së shtetit hebre.

Rusia, Gjermania dhe Franca i kërkuan të dy vendeve të ushtrojnë përmbajtje, por SHBA-ja tha se Irani mbante "përgjegjësinë e plotë për pasojat e veprimeve të tij të pamatur" dhe se Izraeli kishte të drejtë të mbrohej.

Golani është një pllajë shkëmbore në Siri jugperëndimore, rreth 50 km larg kryeqytetit të Damaskut. Izraeli e morri pjesën më të madhe të zonës në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967 dhe më pas e aneksoi atë në një masë jo të njohur ndërkombëtarisht.

Ndërsa një burim i lartë në një aleancë ushtarake të udhëhequr nga Irani, që mbështet qeverinë e Sirisë, i tha agjencisë së lajmeve AFP se forcat izraelite kishin qëlluar të parët.

Megjithatë, ushtria e Sirisë deklaroi se kishte "shkatëruar një akt të ri të agresionit izraelit" dhe se mbrojtja e saj ajrore "ka shkatërruar një pjesë të madhe" të raketave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy