Përçahet KQZ, tre anëtarë: Regjistrimi i kandidatëve është i paligjshëm

Përçahet KQZ, tre anëtarë: Regjistrimi i kandidatëve është i paligjshëm

Debati për ligjshmërinë e afatit të dorëzimit të listave të deputetëve mbërrin në KQZ. Dy ditë pasi opozita e deklaroi të paligjshëm regjistrimin në KQZ të listave të deputetëve, edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po bëhet i njëjti debat.

Tre anëtarë të KQZ-së, Hysen Osmanaj Klement Zguri, Vera Shtjefni deklarojnë se afati i fundit i rregjistrimit të listave ishte 28 prilli në mesnatë dhe jo 29 prilli.

“Rrjedhimisht, çdo regjistrim për lista të paraqitura nga subjektet tej këtij afati është nul, i paligjshëm dhe i pavlefshëm”, argumentojnë ata

Përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë në media mëngjesin e së hënës 1 maj 2017 ata akuzojnë kryetarin e institucionit të administrimit të zgjedhjeve, Denar Biba, se ka tejkaluar kompetencat.

“Tre anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), informojnë opinionin publik se deklaratat e KQZ të ditëve të fundit (datat 29 dhe 30 prill 2017) nuk përfaqësojnë asnjë vendimarrje të KQZ. Ato janë qëndrime personale në kundërshtim më misionin e KQZ-së, si organi më i lartë shtetëror, i ngarkuar nga ligji zgjedhor për administrimin e zgjedhjeve, si edhe jane tejkalim flagrant i kompetencave të kryetarit të këtij organi.  

Fatkeqësisht në deklaratën e datës 29 Prill 2017, jashtë mbledhjes së KQZ dhe në tejkalim të çdo kompetence ligjore, në emër të KQZ, është bërë një interpretim subjektiv i nenit 67 të Kodit Zgjedhor, duke vendosur që “afati i regjistrimit të listave shumemërore të kandidatëve të partive politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017 […]  korrespondon me datën 29 prill 2017”, pavarsisht se në çdo perllogaritje kjo datë duhej të ishte 28 prill 2017, në mesnatë. Rrjedhimisht, çdo rregjistrim për lista të paraqitura nga subjektet tej këtij afati është nul, i paligjshëm dhe i pavlefshëm”, thuhet në deklaratën për shtyp.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy