Braçe: Çfarë ndryshon në marrëveshjen Shqipëri-Britani për ekstradimin e të dënuarve (VIDEO)

Braçe: Çfarë ndryshon në marrëveshjen Shqipëri-Britani për ekstradimin e të dënuarve (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë Shqipëria dhe Britania nënshkruan Marrëveshjen e Re të Ripranimit për të dënuarit shqiptarë. Por çfarë ka ndryshuar në këtë marrëveshje?

Sipas Arben Braçes, ish-drejtor i Marrëdhënieve Juridike me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë marrëveshjet e nënshkruara në 2013-ën dhe në 2017-ën kanë pasur pamundësi funksionimi për shkak të sistemeve të ndryshme mes dy vendeve. Braçe tha se para nënshkrimit të kësaj marrëveshje masat e dënimit ishin të pa adoptueshme në sistemin gjyqësor shqiptar.

Intervista:

Marrëveshja me e fundit e cila u nënshkrua mes vendit tonë dhe shtetit Britanik, a përbën risi për ministrinë tonë në fushën e ekstradimeve dhe çfarë pritet të ndodh më këtë marrveshje?

Braçe: Është një nismë për përmirësimin e një marrëveshje në fushën e transferimit të personave të dënuar. Në 2017-ën është nënshkruar një marrëveshje për ekstradimin e shtetasve shqiptarë, marrëveshje që mbështetet në mosrefuzimin e ekstradimit të shtetasit për shkak të shtetësisë. Në rastin tonë marrëveshja që do të nënshkruhet në javën e fundit të muajit korrik ka të bëjë me transferimin e personave të dënuar. Mes dy vendeve është nënshkruar një marrëveshje e tillë në 2013-ën, por në tërësinë e saj ka pasur pamundësi funksionimi për shkak të sistemeve tona jo të përafërta dhe disa nga masat e dënimit ishin të pa adoptueshme në sistemin gjyqësor shqiptar.

Kemi të dhëna sa është numri i shtetasve shqiptare që janë të arrestuar, të dënuar dhe pritet të transferohen në burgjet shqiptare, dhe a kemi ne kapacitetin e nevojshëm të përballojmë këtë prurje?

Braçe: Nuk disponoj statistika të qarta, por padyshim ne kemi komunitet të madh shqiptarësh atje prej vitesh dhe kemi edhe shtetas të dënuar që kanë interes ta vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri. Por nga ana tjetër ata nuk do të vijën të përnjëherë dhe do bllokojnë systemin, por do të ketë kërkesa dhe kushte të veçanta.

Së fundmi zoti Braçe ka patur disa raste me ngarkesa të drogës që vijnë kryesisht nga Ekuadori, ku të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike janë edhe shtetas shqiptarë. Si është operuar me këto vende për të dënuarit shqiptarë që janë aty?

Braçe: Gjatë kësaj periudhe përpjekjet e shtetit shqiptar janë fokusuar në nënshkrimin e marrëveshjeve multilaterale të të KE dhe bilaterale me vendet fqinje. Duhen shtuar përpjekjet edhe për marrëveshje me vende të botës së tretë. Por nga ana tjetër lidhet edhe me zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy