SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Jonaid Myzyrit, GJKKO pritet të vendosë më 25 maj

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Jonaid Myzyrit, GJKKO pritet të vendosë më 25 maj

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca ndaj ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri, për të cilin SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.

 

Prokuroria e Posaçme argumentoi se, pas përfundimit të hetimeve të plota, u konstatua se fakti ekziston, por nuk përbën vepër penale. Prokurori Elvin Gokaj, gjatë parashtrimeve në gjykatë, tha se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk është provuar përgjegjësia penale e Myzyrit dhe personave të tjerë të hetuar, përfshirë Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.

 

Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës argumentuan se anëtarët e Komisioni i Prokurimit Publik nuk zhvillojnë vetë procedura tenderimi, por shqyrtojnë ankesa administrative dhe kanë natyrë kuazi-gjyqësore.

 

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Paulin Çera në Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi dëgjoi palët, vendosi të marrë kohë për shpalljen e vendimit, i cili do të jepet më 25 maj në orën 10:30.

 

Jonaid Myzyri u hetua për rreth dy vite nga SPAK, nën dyshimet për shkelje në një procedurë tenderimi me vlerë rreth 2.2 milionë euro, të zhvilluar në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen–Ura e Fanit–Shpal–Qafë Bene–Hadroj dhe Shpal–Ura e Repsit.

 

Sipas hetimeve, procedura e zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar u shoqërua me shkelje të pretenduara ligjore, të cilat, sipas akuzës, nuk u adresuan nga KPP. 

 

SPAK pretendoi gjithashtu se komisioni kishte favorizuar bashkimin e kompanive “AEK MUNELLA” dhe “DRINI-1”, të cilat fituan tenderin, ndërsa operatori “KTHELLA” ishte skualifikuar me arsyetimin se oferta e tij më e ulët ishte anormale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy