Marrëveshje Kosovë-Serbi? Vuçiç: Nuk bëj lojën që u bë në Maqedoni

Marrëveshje Kosovë-Serbi? Vuçiç: Nuk bëj lojën që u bë në Maqedoni

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se asnjë zgjidhje për Kosovën nuk do të pranohet nëse populli nuk është dakord.  Vuçiç thotë se për momentin nuk flitet për ndonjë zgjidhje, sepse nuk ka dialog.

"E kam thënë me qindra herë, nuk do të luaj siç bënë në Maqedoni me referendume konsultative ku njerëzit thanë se ishin kundër, por marrëveshja kaloi në Kuvend. Mendoj se është një marrëveshje e mirë për ata, unë e mirëprita, por mënyra se si është bërë… Unë kurrë nuk do ta bëja", tha presidenti për TV Happy, duke iu referuar marrëveshjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Duke komentuar presionin ndërkombëtar në lidhje me  arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, Vuçiç tha se "askush nuk mund të më telefonojë dhe të përpiqet të më japë urdhra, sepse ata e dinë se nuk mund të më flasin në atë mënyrë".

"Ata e dinë se Serbia nuk është aq e dobët sa në vitin 2008 ose 2010. Nga ana tjetër, ne nuk veprojmë me arrogancë, respektojmë parimet ligjore ndërkombëtare. Ne e kuptojmë realitetin, thelbi është mbrojtja e interesave tona, mbrojtja e popullit tonë në Kosovë, nëse nuk e bëjmë ne, kush do ta bëjë?. Lidershipi shqiptar tregoi se nuk u interesonin serbët, ata treguan se duan që serbët të largohen nga Kosova", tha Vuçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy