Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve për deputetë të Tiranës deklaroi se shqiptarët do të shkojnë te numri 5 në fletën e votimit në 11 maj, pasi duan apo nuk duan Partia Socialiste është sot në vendin e duhur dhe kohën e duhur, siç ishte Partia Demokratike në 1992.
Kryesocialisti tha se hedhja e votës kudo tjetër përveçse te Partia Socialiste dhe numri 5, është ta çosh votën dëm.
Nuk është se në 1992 të gjithë ata që e votuan PD masivisht, e donin.
Por shumë nga ata që e votuan masivisht atëherë, e votuan se i dhanë prioritet zgjedhjes kombëtare të Shqipërisë, boll më eem sistemin që përfaqësonte një regjim tjetër dhe të gjithë përqafuan Europën, botën, ekonominë e tregut, sot shqiptarët duhet të përqafojnë Bashkimin Europian, duke dhënë një mesazh të qartë që PS sot është këtu nuk lëviz nga qeveria, se këtu nuk diskutojnë fitoren numerike, por a do jetë populli shqiptar t’i japë një mesazh shumë të fortë Europës, që PS ka të gjithë mbështetjen për t’i çuar negociatat deri në fund.
Negociatat nuk janë muhabet, janë një punë e jashtëzakonshme. Janë 1000 veta vajza dhe djem, mosha mesatare 35 vjeç që shkojnë në zyra dhe punojnë deri natën vonë për negociatat.
Është historike për mos tu mbështetur dhe mos u kuptuar, është një gabim historik, është një pishman i madh që mund të mbetet për dekada të tëra.
Ne shqiptarët nuk është se nuk e kemi humbur në të shkuarën trenin e historisë, tani në 11 maj kalon treni i historisë jo për Partinë Socialiste, jo për këtë grup deputetësh, por për të mbyllur negociatat dhe për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE, brenda kësaj dekade.



