
Gjykatën Penale në Shkup ka dhënë sot vendimin përfundimtar për të akuzuarit që ushtruan dhunë ndaj Ziadin Selës, gjatë ngjarjeve të përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit vitin e kaluar.
Në seancën e fundit, trupa gjykuese vendosi plot 82 vit burg në total për 7 persona, të cilët akuzohen për tentativë vrasjeje ndaj Selës, i cili atë natë mbeti i plagosur.
Ndonëse avokatët mbrojtës kërkuan liri për gjithë të akuzuarit, me arsyen se për asnjërin prej tyre nuk ekzistojnë prova se kanë tentuar ta vrasin Zijadin Selën, trupa gjykuese ka hedhur poshtë pretendimet duke thënë se provat janë ato që faktojnë akuzat e ngritura ndaj personave.
Deri ne apelimin e rastit në gjykatën e shkallës së dytë, Aleksander Janveski-Toshta dhe Nikolla Vojminovski për shkak të gjendjes shëndetësore mbeten në arrest shtëpiak ndërsa 5 te tjerët kthehen në paraburgim.
Te denuar:
Kire Georgievski, 13 vjet burg
Oliver Oshavkovski,10 vjet
Nikollçe Dimitrievski, 10 vjet e 6 muaj
Akeksandar Janeveski-Toshta, 13 vite
Andrej Micov, 10 vjet e 10 muaj
Nikolla Vojminovski, 13 vjet e 6 muaj dhe Kosta Dellov, 10 vjet e 6 muaj



