SHBA thonë se Kina po përgatitet për të pushtuar Tajvanin

SHBA thonë se Kina po përgatitet për të pushtuar Tajvanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se Kina po përgatitet ushtarakisht që të marrë kontrollin e Tajvanit.

Akuza vjen nga inteligjenca amerikane. Vendi i Xi Jinping dyshohet se po planifikon një pushtim, i nxitur gjithashtu nga mbështetja amerikane për ishullin e pavarur.

Zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane, sipas Reuters dhe CNN, e kanë thënë një gjë të tillë, martën e 10 majit. Menjëherë pas fillimit të ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë kishte argumentuar vazhdimisht se Kina mund të merrte shembull nga “operacioni special ushtarak” i Rusisë, për të pushtuar Tajvanin.

Mirëpo akuzat nuk u konfirmuan kurrë! Presidenti kinez, Xi Jinping në vend të kësaj tregoi njëfarë kujdesi në krahasimin e situatës në Kinë me atë të Rusisë me Ukrainën.

Megjithatë, së fundmi është treguar afërsi e madhe nga SHBA me Tajvanin, kjo e konfirmuar edhe me vizitën e fundit të gjashtë senatorëve dhe një stërvitje ushtarake jo shumë larg ishullit. 

Sipas SHBA-ve, kërcënimet ndaj Tajvanit janë alarmante dhe situata mund të përkeqësohet deri në vitin 2030.

Ne besojmë se Kina po punon për të trajnuar një ushtri të aftë për të marrë Tajvanin.

Kështu tha drejtoresha e inteligjencës amerikane, Avril Haines.

Për momentin, Xi Jinping po pret të shohë fundin e luftës ruse në Ukrainë sipas Shtëpisë së Bardhë, që të kuptojë se sa e fortë mund të jetë aleanca midis vendeve të NATO-s.

Vullneti, në fakt, do të ishte pushtimi i ishullit me një ndërhyrje rrufe, pasi të ishin hedhur themelet me kalimin e kohës, pa përdorur të gjitha mjetet e nevojshme për një konflikt të armatosur.

Zyrtarisht, Amerika e njeh Tajvanin si pjesë të Kinës, por në fakt i ofron mbështetje dhe armë për vetëmbrojtje. Javët e fundit, senatorët vizitorë në ishull deklaruan se “mbështesin lirinë dhe demokracinë tajvaneze”.

Nëse Kina investon në trupa dhe armatime për të pushtuar territorin e pavarur, nga ana tjetër Tajvani po angazhon forca të armatosura dhe armë për të garantuar një mbrojtje efikase.

Në shkrim thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përpiqen ta shtyjnë Tajvanin të blejë armë të prodhimit amerikan, teksa negociatat për furnizimin ushtarak kanë vazhduar prej vitesh.

Që nga viti 2017, janë shpenzuar afërsisht 18 miliardë dollarë për blerjen dhe shitjen e armëve nga SHBA. Sipas Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin, furnizimi me municione ushtarake synohet vetëm për qëllime mbrojtëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy