Pas zjarrit masiv që përfshiu një pallat në Elbasan duke shkaktuar dëmtime të rënda strukturore dhe dy viktima pritet ndërhyrja e specialistëve të Institutit të Ndërtimit për të marrë vendimin përfundimtar mbi fatin e godinës.
Ekspertiza teknike do të përcaktojë nëse shkalla e dëmtimit kërkon shembjen e plotë të të gjithë objektit apo nëse do të ndërhyhet për të shembur vetëm seksionin e shpallur aktualisht të pabanueshëm.
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, konfirmoi pas mesnate se situata emergjente e zjarrit është vënë nën kontroll dhe se të gjithë banorët janë evakuuar plotësisht nga ndërtesa.
Sipas vlerësimeve paraprake të inxhinierëve lokalë, përveç njërit sektor që ka dëme kritike, problematika strukturore janë konstatuar edhe në pjesën tjetër të pallatit, çka shton pasigurinë për qëndrueshmërinë e tij.
Priten konkluzionet zyrtare nga Instituti i Ndërtimit për të vendosur mbi hapat e mëtejshëm ligjorë dhe teknikë për rindërtimin apo prishjen e godinës.
