E rëndë në Përmet/ 24-vjeçari mbyt nënën e tij, ishin kthyer nga Amerika për pushime

E rëndë në Përmet/ 24-vjeçari mbyt nënën e tij, ishin kthyer nga Amerika për pushime

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Përmet, ku një 24-vjeçar dyshohet se në gjendje të rëndë depresive ka mbytur nënën e tij. Sipas policisë, autori është arrestuar dhe është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas burimeve nga policia, Albi Muhollari ka qenë në gjendje të rënduar depresive kur ka kryer vrasjen e nënës së tij Zeniat Muhollari. Ai dyshohet se e ka mbytur me plastmas, ndërsa të dy prej kohësh kanë jetuar në Amerikë, por ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy