Atena Bishka, përkthyesja në shqip e psikologut klinik kanadez Jordan Petereson, deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se jo çdo gjë mund të kritikohet te Donald Trump, i cili sipas saj në disa aspekte të lë gojëhapur. Ndër të tjera Bishka tha se edhe në Perëndim fjala e lirë është e kufizuar.
Trumpi është një përjashtim nga rregulli, që në disa aspekte të lë gojëhapur. Jo çdo gjë te ky njeri është e kritikueshme. Nga mënyra si qaset, si flet, komunikimi, mënyra si erdhi në pushtet të ngjall neveri. Por duke pare gabimet e qeverive të tjera, më rezulton që ka disa anë që janë të vështira për t’u kritikuar. Liria e fjalës është thelbësore. Është qendra, apo kulmi i hierarkisë së vlerave, ku të gjitha të tjerat varen prej kësaj. Në Perëndim fjala e lirë është e kufizuar. Sidomos nëse të diktohet çfarë do të thuash”.



