Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli për mediat, pas humbjes në derbi ndaj Partizanit. Halili u shpreh se të kuqtë e merituan fitoren, ndërsa shtoi se skuadra bardheblu tentoi, por nuk ia doli dot të shënojë.
Në lidhje me merkaton, Halili deklaroi se në rast se do të ketë lojtarë që i duhen klubit, do i transferojë menjëherë.
E pamë të gjithë që nga një gabim ne pësuam një gol. Unë them që skuadra dhe lojtarët bënë të pamundurën për ta përmbysur rezultatin. Nuk arritëm të dilnim dhe të shënonim. Fitorja ishte e merituar e Partizanit, nuk kemi çfarë të themi më shumë se kaq.
Duhet të flasim me stafin, nuk është e lehtë të bësh merkato në janar, në qoftë se gjejmë futbollistë që i duhen klubit, i marrim menjëherë. Duhet të shikojmë pikët, në qoftë se pikët nuk janë aty ku duhet, rezultatet janë jo të mirat. Kampionati është i gjatë. Me rastin e festave iu uroj të gjithëve gëzuar. Shpresojmë që të jetë më e mira për klubin tonë.
Shpresoj që të bëjmë më të mirën në vazhdimësi. Kam besim te çunat. Derbi është i bukur, na dhemb pak humbja, shpresoj që ne të bëjmë më të mirën në vazhdimësi.



