
Bizneset e mëdha kanë ulur kërkesën për kredi. Rënia më e madhe është vërejtur tek kredia për investime, çka tregon se në tremujorin e dytë të këtij viti ka patur më pak investime. Sipas Bankës së Shqipërisë kërkesat do të vazhdojnë të zbresin edhe në tremujorin e tretë të këtij viti.



