Papa: Bota po shkon drejt një lufte të madhe

Papa: Bota po shkon drejt një lufte të madhe

 “Bota po i drejtohet një lufte edhe më të madhe se sa ato të mëparshmet’, pohoi numri një i Vatikanit, pasi vizitoi varrezat e ushtarëve amerikanë ne qytezën e Nettunos.

Papa Françesku i bëri gjatë një meshë në ambient të hapur për mijëra vetë, në ditën kur katolikët kujtojnë të vdekurit.

“Kurrë me o Zot, kurrë me nga këto masakra të pakuptimta! Sot që bota është në luftë dhe po bëhet gati të hyjë edhe më e fuqishme në luftë duhet ta themi këtë…Me luftën humbet gjithçka”, deklaroi Papa Françesku.

Fjalët e Papa Françeskut i bëjnë jehonë thirrjes së Papa Palit VI, ne 4 tetor te 1965 kur tha para OKB-së, “Kurrë më luftë”.

Këtë vit u përkujtua edhe 100 vjetori i letrës se Benediktit XV për shtetet e përfshira në Luftën e Madhe, të cilave u kërkoi të ndalonin masakrat e pakuptimta.

Një apel të ngjashëm Papa Françesku ia beri kancelares Angela Merkel në një letër. “Uniteti në fusha të tilla ekonomike e sociale është në kontradiktë me dëshirën e vazhdueshme per konfrontime”-ishin fjalët që i drejtoi Ati i Shenjtë, Merkelit.

Ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, Papa Françesku paralajmëroi se bota rrezikonte vetëvrasjen për shkak të armëve bërthamore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy