
Presidenti i Kosovës Hashim Thaci e konsideron gjykatën Speciale një padrejtësi historike, jo të domosdoshme duke njoftuar se do të dekretojë shfuqizimin e ligjit. Në një intervistë për gazetën Epoka e re në Kosovëm, Thaci thotë se pavarësisht se veprimet ligjore mund të jenë zhgënjyere, ato nuk rrezikojnë te prishin marrëdhëniet me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.
Ai tha se Gjykata Speciale është padrejtësi historike, por e ka shtyrë përpara pikërisht për hir të ruajtjes së partneritetit me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në.
Sipas tij, krijimi i gjykatës Speciale më tepër ka qenë lojalitet i Kosovës ndaj propozuesve sesa ka qenë i nevojshëm dhe bindje se duhet të ndodhë diçka e tillë. Por ky lojaliteti i Kosovës-tha Thaci, nuk duhet të keqpërdoret. Duket se nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale po mbështetet masivisht në Kosovë. Gazeta Epoka citon të dhëna nga raportet e organizatave joqeveritare, sipas të cilave 51% e shqiptarëve rtë Kosovës të përfshirë në anketë janë shprehur të gatshëm të protestojnë në rast se Gjykata Speciale i akuzon ish-drejtuesit e UÇK-së. 36 për qind e tyre, janë shprehur se do të ishin në gjendje të vepronin për ta parandaluar ndjekjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Por nga ana tjetër, një arsye që populli nuk e mbështet këtë gjykatë, duket se është dhe niveli I ulët I besueshmërisë tek veprimtaria e saj. Sipas gazetës, sondazhet nga pot ë njëjtat organizata thonë se 82% e serbëve dhe 49% e shqiptarëve nuk besojnë as tek siguria për të dëshmuar në Gjykatën Speciale.



