Kryeministri i Groenlandës i përgjigjet deklaratave të Trump për aneksimin: SHBA nuk do e marrë kurrë territorin tonë

Kryeministri i Groenlandës i përgjigjet deklaratave të Trump për aneksimin: SHBA nuk do e marrë kurrë territorin tonë

Shtetet e Bashkuara nuk do ta marrin dot Groenlandën.

Kështu i është përgjigjur kryeministri i ri, Jens-Frederik Nielsen deklaratave të fundit të Donald Trump se do të marrë kontrollin e ishullit me çdo kusht.

Presidenti Trump thotë se Shtetet e Bashkuara po marrin Grenlandën. Më lejoni të jem i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk do ta marrin dot. Ne nuk i përkasim askujt tjetër. Ne e vendosim vetë të ardhmen tonë.

Postimin kryeministri e ka bërë në platformat sociale vetëm pak orë pasi Presidenti i SHBA-ve tha gjatë një interviste në NBC News, se SHBA do ta marrë Groenlandën 100% dhe se nuk përjashtonte asnjë skenar që do të nevojitet për të arritur këtë qëllim.

Nielsen, 33-vjeç, u betua si kryeministri më i ri i Groenlandës të premten. Në konferencën e tij të parë për shtyp si udhëheqës, në qytetin e tij të lindjes ai bëri thirrje për unitet politik dhe për të luftuar presionet e jashtme.

Ish-ministri u betua disa orë përpara se një delegacion i profilit të lartë i kryesuar nga zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, të mbërrinte në ishull.

Ndërsa ishte atje dy ditë më parë, Vance kritikoi qeverinë se nuk ka bërë punë të mirë për të mbrojtur Greonlandën, ndaj aneksimi është i pashmangshëm.

Groenlanda është një territor i Danimarkës, aleate e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara. 

Prej muajsh, Trump ka shpallur synimin e tij për ta aneksuar territorin, duke argumentuar se është i nevojshëm për arsye të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy