‘Rregullat e sigurisë janë për të gjithë’, policia apel këmbësorëve: Kujdes, do gjobiteni

‘Rregullat e sigurisë janë për të gjithë’, policia apel këmbësorëve: Kujdes, do gjobiteni

Policia ka publikuar sot një video në të cilën evidentohen kalimtarë të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, duke kaluar rrugën aty ku nuk ka sinjalistikë për një veprim të tillë, apo akoma më keq duke kapërcyer trafik ndarëset.

Teksa bërë thirrje për qytetarët që të respektojnë rregullat, bëjnë me dije se janë marrë masa ndëshkimore për të rritur ndërgjegjësimin.

Vëmendje, Këmbësorë! Rregullat e Sigurisë janë për të Gjithë! Në videon e mëposhtme, ju do të shihni pamje të këmbësorëve që neglizhojnë rëndësinë e vizave të bardha. Këto veprime nuk janë vetëm të kundraligjshme, por gjithashtu rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

Ne, kemi marrë masa ndëshkimore ndaj këtyre veprimeve gjatë muajit të fundit. Kjo është një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës. Le të bëhemi bashkë për një rrugë më të sigurt! Kujdesi nis nga secili prej nesh! Respektoni vizat e bardha!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy