
Prokuroria e Tiranës kërkoi shpalljen e moskompetencës për rigjykimin e Izet Haxhisë.
Dhoma penale e Tiranës hodhi poshtë kërkesën e ish-truprojës të Sali Berishës, Izet Haxhia për përjashtim të trupit gjykues të çështjes ku ai bën pjesë.
Avokatët e Haxhisë kërkuan dorëzimin e vendimit dhe po përgatiten të riformulojnë sërish kërkesën e klientit të tyre. Ndërsa Prokuroria ka shpallur moskompetencë për dosjen “Hajdari”, ku i pandehur është ish truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, gjykimi për këtë të fundit pritet ti kalojë Krimeve të Rënda. Më heret Haxhia, ka kërkuar që gjykimi për të të bëhet nga një trup gjyqtarësh, të cilët kanë kaluar Vetingun.
Izet Haxhia, i ekstraduar nga Turqia në mbrëmjen e 8 majit 2018l, akuzohet nga drejtësia shqiptare si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit të PD-së Azem Hajdari mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.



