Gjykata ka dënuar me dy vite burgë ushtarakun që kërcënonte kolegen me një video intime që nuk ekzistonte dhe e ngacmonte seksualisht.
Për ushtarakun Gersian Dumi situata nuk ka shkuar mirë, pasi sipas prokurorisë këtë shantazh, 23-vjeçari e kryente duke pretenduar se kishte një video intime të vajzës, të cilin ai do e publikonte në internet, nëse ajo nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, pas katër seancash ka vendosur për të masën 2 vite burgim dhe përjashtimin nga rradhët e ushtrisë.
23-vjeçari i bënte shantazh koleges së tij me inicialet E.K., e cila punonte në të njëjtin sektor me të efektivin e policisë ushtarake duke pretenduar se kishte një video intime të vajzës të cilën do ta publikonte në rrjet nëse ajo nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Por Gersian Dumi u arrestua në flagrancë në ambientet e një hoteli në kryeqytet, në rrugën e Elbasanit, në momentin kur po merrte çelësat e dhomës, teksa kujtonte se ja kishte arritur qëllimit. Oficerët e policisë e kanë kapur mat në hollin e hotelit si dhe i kanë sekuestruar celularin ku ai shantazhonte vajzën.



