Revoltë në një burg në Ekuador, të paktën 15 të vdekur

Revoltë në një burg në Ekuador, të paktën 15 të vdekur

Të paktën 15 të burgosur vdiqën dhe 20 të tjerë u plagosën pas një revolte që shpërtheu në një nga burgjet më të mëdha në Ekuador, i shënjuar si skenë e dhunës vdekjeprurëse edhe në të kaluarën.

Një lajm i tillë është bërë i ditur nga administrata e burgjeve të vendit të Amerikës së Jugut.

Shërbimi Kombëtar i Asistencës së Përgjithshme ndaj të rriturve të privuar nga liria dhe adoleshentëve deklaroi se operacionet e njësive taktike vazhdojnë të rimarrin kontrollin e burgut.

Forcat e Armatosura ofrojnë mbështetje në perimetrin e jashtëm të burgut që ndodhet në periferi të qytetit jugor të Latacunga, i cili strehon rreth 4300 të burgosur dhe është një nga më të mëdhenjtë në Ekuador.

Që nga shkurti i vitit 2021, struktura ka qenë skena e shtatë masakrave midis të burgosurve, ku kanë vdekur mbi 400 persona.

Autoritetet deri më tani kanë rezultuar të paaftë për të frenuar dhunën, e kryer shpesh me thika dhe e shënuar me prerje koke dhe akte të tjera barbare.

Sipas vlerësimeve zyrtare, burgjet e mbipopulluara të vendit strehojnë rreth 35 mijë të burgosur, duke përfshirë shumë anëtarë të bandave të lidhura me drogën.

Në vitin 2021, Ekuadori sekuestroi një rekord prej 210 tonësh drogë, kryesisht kokainë.

I kufizuar nga Kolumbia dhe Peruja, prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, Ekuadori shërben si një port nisjeje për dërgesat e drogës, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë. Vitin e kaluar, vendi me 17.7 milionë banorë regjistroi një normë prej 14 vrasjesh për 100 mijë persona, pothuajse dyfish në krahasim me vitin 2020.

Në gusht, qeveria e presidentit Guillermo Lasso nisi një regjistrim të të burgosurve për të përmirësuar kushtet e jetës përballë mbipopullimit në burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy