Prokurimet, Gjokutaj: Nuk na duhet ligj që na jep shpresë, na duhet ligj që sjell siguri  

Prokurimet, Gjokutaj: Nuk na duhet ligj që na jep shpresë, na duhet ligj që sjell siguri  

Eksperti i ekonomisë, Eduard Gjokutaj, thotë se për monitorimin e kontratave të partneritetit publik-privat duhet më shumë vullneti politik sesa një ligj i ri. Në studion e MCN Economy, Gjokutaj u shpreh se ligji jep më shumë shpresë se siguri.

Është pjesa që lidhet me problemin e korrupsionit, edhe pse nisma e digjitalizimit nuk e zgjidhi. Nuk mjafton vetëm një masë e vetme. Nuk është bërja e një ligji ajo që do të forcojë monitorimin. Ne jemi në kushtet kur kapacitetet e institucioneve në monitorimin e kontratave nuk janë funksionale. Krijimi i një database të sigurt është një mangësi e atij ligji. Nuk mund të bëhen të realizueshme ato që premton ligji pa u krijuar infrastruktura. Edhe vlerësimi i kontratave të reja që vazhdojnë deri në 2026 nuk është gjë tjetër veçse një reformë e nisur që nuk u përfundua. Ligji më shumë jep shpresë se siguri.

Gjokutaj e sheh si artificë përfshirjen e KLSH në draftin e ri, në kushtet kur rekomandimet dhe raportet serioze të këtij institucioni nuk janë marrë asnjëherë parasysh.  

Pjesa e KLSH është një artificë që pak vlerë ka në kontroll. Mendoj që i ka kryer ato detyra që i takojnë. Duhet të vihen në zbatim rekomandimet e lëshuara. Unë e shikoj si diçka që përpiqet të krijojë sensibilitet, që pasi është bërë shumë pis ky model, duke e sjellë në vëmendje KLSH mund të pastrohet. Por në momentin që korruptohet vullneti politik, le të bëjnë ç’të duan. Është një copy-paste i dokumenteve të mëparshme dhe nuk përcjell frymë të re. Nuk ndryshon nga të parët.

Implementimin e teknologjisë në fushën e tenderimit, Gjokutaj e sheh si të parealizueshme, duke qenë se nuk ka një bazë të gjerë të dhënash.   

Teknologjia nuk mund të na japë përgjigjet që kërkojmë në momentin që ne nuk kemi bazë të dhënash. Nuk ka teknologji që na hyn në punë në këtë rast sepse nuk ka me çfarë të furnizohet.

Ne nuk kemi bërë ato që janë bazike, është ofendim për ata që janë të angazhuar. Këtu mungon kambana, nuk është puna pse nuk bie ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy