Ilir Meta President, Dedja i dorëzon Kushtetutën e Shqipërisë: Demokracia është jetike për një vend si yni

Ilir Meta President, Dedja i dorëzon Kushtetutën e Shqipërisë: Demokracia është jetike për një vend si yni

Pas betimit para parlamentit Ilir Meta u nis drejt presidencës aty ku po zhvillohet ceremonia e kalimit të detyrës nga paraardhësi Bujar Nishani.

Fillimisht u ekzekutua himni i Republikës, ndërsa më pas kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja i dorëzoi Kushtetutën e Shqipërisë.

Meta mbajti fjalën e tij dhe falënderoi ish-Presidentin Nishani, për kontributin e tij dhe për punën e bërë në këto 5 vite.

“Një vlerësim kam për qetësinë dhe qëndrimin e ekuilibruar të Nishanit, me të cilin kam bashkëpunuar në shumë rrethana të vështira. Shteti shqiptar ka përgjegjësinë e një populli me vlera madhore. Të jesh në krye të këtij shteti, është më shumë se përgjegjësi para Kushtetutës, por para historisë së këtij kombi. Sapo u betova duke u angazhuar që të gjitha aftësitë e mia politike do të jenë në ruajtje të tolerancës e bashkëjetesës.Gjithnjë ja ka vlejtur të mos kursehesh për të gjetur se çfarë na bashkon. Jam besnik i palëkundur i dialogut dhe konsensit. Demokracia është jetike për një vend si yni. Demokracia e ka dimension jetik lirinë e medias, si liri e të shprehurit të shoqërisë. S’mund të ketë demokraci të shëndetshme pa shoqëri aktive. Shqipëria evropiane që duam kërkon cilësi të lartë mendimi, që nuk arrihet pa përfshirje të botës akademike universitare. Aspirata e madhe evropiane nuk mund të vlerësohet me rritje të vogla përqindjesh ekonomike, apo me statistika sa do optimiste janë ato,” tha Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy