Menjëherë pas ngjarjeve të fundit ku në Berlin mbetën të vrarë 12 persona, dhe vrasja e ambasadorit rus në Ankara si dhe të shtënat me armë në Zyrih, kanë detyruar italinë të forcoj rregullat e sigurisë në pikat strategjike në vend si dhe në kuadër të eventeve të shumta festive të parashikuara për t’u zhvilluar gjatë festave të fundvitit.
Në Ministrinë e Brendshme italiane është mbledhur Komitetit Kombëtar i analizës së strategjisë së antiterrorizmit i drejtuar nga ministri i Brendshëm Marco Minnitti dhe me pjesëmarrjen e krerëve të lartë të policisë dhe të shërbimeve sekrete.
Gjatë kësaj mbledhje të jashtëzakonshme u mor vendimi i rritjes së masave të sigurisë e në mënyrë të veçantë në pikat e konsideruara më në rrezik.
Me një urdhëresë të veçantë prefektëve dhe krerëve të komisariateve të policisë u kërkohet të thërrasin komitetet e rregullit e sigurisë publike duke verifikuar çdo zonë e situatë.
Në në rast dyshimi duke kërkuar dhe moszhvillimin e eventëve apo manifestimeve të ndryshme festive.



