Osmani për “Reuters”: Të hapur për zgjedhje të reja në Veri të Kosovës

Osmani për “Reuters”: Të hapur për zgjedhje të reja në Veri të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në një intervistë për “Reuters” se Kosova mund t’i shpallë zgjedhjet e reja në komunat në Veri të Kosovës, nëse 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion me këtë kërkesë. Sipas kryetares së shtetit peticioni është “mënyra më demokratike” për shpallje të zgjedhjeve.

“Në këtë mënyrë, mendoj që garantojmë pjesëmarrjen e serbëve, sepse kërkesa do të duhej të vinte prej tyre, prej qytetarëve”, ka thënë ajo. Osmani ka thënë se largimi i kryetarëve aktualë, përmes një peticioni, do të ishte “në lloj referendumi”, i cili do të hapte rrugë për një proces të dytë zgjedhor.

Serbët në Veri të Kosovës kanë protestuar që prej 29 majit në komunat e Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potok, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy