Humbja e majorit Klodian Tanushi: Reagojnë figura të rëndësishme shtetërore të Shqipërisë dhe Latvias

Humbja e majorit Klodian Tanushi: Reagojnë figura të rëndësishme shtetërore të Shqipërisë dhe Latvias

Pas marrjes së lajmit të humbjes së majorit Klodian Tanushi kanë reaguar në media figura të rëndësishme të shtetit shqiptar dhe atij latvian, ambasadorë  dhe gazetarë të vendeve të ndryshme.

Krerët e shtetit dhe figura të rëndësishme të politikës shqiptare kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre për humbjen e të ndjerit major Klodian Tanushi, nëpërmjet postimeve në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale Facebook e Twitter.

 “I tronditur nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Komandantit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO në Letoni, major Klodian Tanushi. Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta! U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë!”, shkruan presidenti Ilir Meta.

“Flamuri kombëtar në zi. Fatkeqësisht edhe Klodian Tanushi,ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATOs ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj,s'u mbijetoi dot plagëve!Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura”, shkruan kryeministri Edi Rama.

 “Humbja e major Klodian Tanushit është një tjetër lajm tronditës për çdo shqiptar. Ngushëllime familjes dhe Forcave të Armatosura. U prehtë në paqe!”, shkruan ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj.

”Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kur dha lajmin e hidhur.

 “Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe!”, shkruan kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Nuk ka fjalë që të mund të shpreh ngushëllimin e as zemër që të mbajë peshën e dhimbjes, por me gjithë shpirt e zemër jam në këto çaste të rënda pranë familjes Tanushi, për të ndarë dhimbjen me bashkëshorten dhe fëmijët e Klodianit, i cili do të mbetet përjetësisht në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare! I ndrittë shpirti dhe u prehtë në paqe!”, shkruan kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Duke u përulur me nderim dhe mirënjohje të thellë para sakrificës sublime në krye të detyrës të major KlodianTanushit shpreh ngushëllimet me të ndjera familjes, të afërmve, miqve të tij dhe lutem Zotit që të gjejnë forcë për të përballuar dhimbjen e madhe dhe shpirti i birit, bashkëshortit, prindit të tyre të dashur të gjejëpaqen e merituar!", shkruan ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ministria e Punëve të Jashtme të Latvias në një postim në faqen e saj zyrtare në Tëitter ka shprehur ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjen e majorit Klodian Tanushi.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta  për familjen dhe miqtë e ushtarakut shqiptar major Klodian Tanushi, që ndërroi jetë pas incidentit tragjik në bazën ushtarake në Adazi.”, shkruan kryeministri i Latvias Krišjānis Kariņš‏ në faqen e tij zyrtare në Twitter.

Gjithashtu pikëllimin dhe ngushëllimet e tyre e kanë shprehur dhe zyrtarë të tjerë të Latvias, si: Edgars Rinkēvičs‏, ministri i Punëve të Jashtme të Latvias, Martin Stakis, sekretar i parlamentit të Latvias, Richard Kols, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme etj., si dhe ambasadorë e gazetarë të vendeve të ndryshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy