Një pushues ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa ka qenë duke u larë në det, në Himarë.
Më konkretisht rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



