Beteja për grurin është ndezur, me krizën ushqimore që kërcënon pjesën më të madhe të popullsisë së botës.
Në këtë skenar të tensionuar, Kievi akuzon Rusinë për bombardimin e hambarëve me grurë të Ukrainës, pasi fushave me grurë iu është vënë zjarri.
Në të njëjtën kohë, Ukraina ngre një kambanë dramatike për bllokimin e miliona tonë drithë në Ukrainë, duke mos lejuar eksportit.
Pamjet që gjeni më poshtë tregojnë ushtarët ukrainas duke spërkatur të korrat e grurit me ujë në përpjekje për t’i shpëtuar, pasi ushtarët rusë i vunë zjarrin.
Ukraina, e njohur gjithashtu si hambari i Europës, ka disa nga tokat më pjellore të kontinentit dhe furnizon me drithë pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.



