Strukturë e re me pesë yje në Shqipëri, një tjetër resort luksoz i shtohet bregdetit  (VIDEO)

Strukturë e re me pesë yje në Shqipëri, një tjetër resort luksoz i shtohet bregdetit (VIDEO)

Një strukturë e re me 5 yje do t’i shtohet panoramës së turizmit në Shqipëri.

Kompania "ABA Blue Borgo" SHPK ka fituar zyrtarisht të drejtën për të ndërtuar një resort luksoz në vend, përmes një VKM të propozuar nga Ministria e Kulturës NE FUND TW VITIT 2024.

Vendimi bazohet në nenin 33/1 të Ligjit për Turizmin, ku thuhet se subjekti në fjalë ka përmbushur kushtet për të qenë investitor në struktura akomoduese me 4 ose 5 yje.

Në nen thuhet se vlera e investimit për ndërtimin e strukturës duhet të jetë të paktën 8 milionë euro për strukturat me 4 yje dhe 15 milionë euro për ato me 5 yje.

Strukturat që përfitojnë këtë status duhet të përmbushin kriteret e larta të cilësisë dhe kapaciteteve, duke garantuar një standard të qëndrueshëm për industrinë turistike shqiptare.

Investitorët që përfitojnë statusin e veçantë “Investitor në Strukturë Akomoduese me 4 ose 5 Yje, Status Special” në Shqipëri, siç përcaktohet nga Ligji për Turizmin dhe vendimet e Këshillit të Ministrave, mund të kenë përfitime të rëndësishme.

Zakonisht, këto përfitime përfshijnë: lehtësira Fiskale, lehtësira Administrative, incentiva Financiare, përjashtime nga Taksat Doganore, mbrojtje Ligjore dhe Status Prioritar. Ne vitin 2024 ketë status e përfituan 4 subjekte aplikues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy