
Për eksperten kontabël, Etleva Treska në Shqipëri duhet të krijohen grupe me profesionistë që të bëjnë politikat e ndërhyrjes në ekonomi, pasi deri më tani janë lënë jashtë.
E ftuar në studion e emisionit MCN Economy, Treska tha se një nga gropat e ekonomisë së vendit tonë janë pensionet dhe kjo është shtyllë ku duhet të ndërhyjnë fort ekspertët.
Jo më larg se sot kam marrë fletët që printojmë, çmimi kishte shkruar me 690 lekë ndërkohë që e kam marrë 400 lekë. Mund ta shikojmë diferencën, ndonjëherë s’ka nevojë të shohësh përqindjet pasi ne e shohim realitetin çdo ditë. Është e frishmë se themi me 1 mijë lekë të reja nuk blejmë dot produktet që merrnin. Paga minimale është rritur, por a është rritur me normën e inflacionit? Pagat indeksohen të të gjithë botën. Unë s’dua të iki, dua ta bëjmë vendim më të mirë, dua që politikat të jenë që në të mundësojmë që të gjitha shtresat të mbijetojnë dhe të kenë kushte dhe standarde si në të gjithë botën.
Banka Qendrore vlen për politikat monetare dhe do mundohet të ruajë vlerën e parasë. Që nga 2002 dhe vlera ka zbritur në vlerat më të ulëta. Vështirë të mbahemi me politikat e bankës qendrore.
Vlen të kemi grupe interesi, të kemi profesionistë që bëjnë politikat dhe ndërhyjnë në ekonomi. Se nëse ndërhyhet në një hallkë, ndikohen dhe hallkat e tjera. Qeverisë i duhet të ngrejë grupe me ekspertë me të mirë, nuk janë në lojë ekspertët profesionalë. Janë shumë gjerat që shtetit i duhet të mbulojë në buxhet, një nga gropat janë pagesat e pensioneve. Si mbulohet vlera për të marrë pensionin pasi janë paguar sigurimet. Po a mbushet një gropë kur është gangrenë dhe vijon duke u zmadhuar. Çfarë kemi bërë ne, kemi rritur moshën, paguan sigurime gjithë jetën dhe merr mbrapsht vetëm 7 vite. Na duhen ekspertë për pjesën e sigurimeve shoqërore. Ekspertët të mblidhen të bëjnë politika ekonomike të shëndetshme dhe të mbyllin plagët. Lufta nuk ka ndikim aq të madh.



