Aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë, pranë varrezave të dëshmorëve.
Një automjet tip Audi ka humbur kontrollin rreth orës 01:30 dhe ka goditur makinat e parkuara, duke shkaktuar dëme në 5 automjete.
Si pasojë, është plagosur drejtuesi i audit, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Sipas të dhënave paraprake, shpejtësia e lartë e Audi-t ka shkaktuar humbjen e kontrollit dhe përplasjen me mjetet e parkuara.


