Rama: Zgjedhjet e 9 nëntorit, të jashtëzakonshme. Procesi ndaj Veliaj me standarde të dyshimta

Rama: Zgjedhjet e 9 nëntorit, të jashtëzakonshme. Procesi ndaj Veliaj me standarde të dyshimta

Kryeministri Edi Rama nisi ditën e sotme podcastin “Flasim” me të ftuar kandidaten për kryebashkiake të Tiranës, Ogerta Manastirliu.

Në nisje të tij, Rama u ndal në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke folur për një proces me standarde të dyshimta.

Sipas tij, Tirana mbeti pa kryetar bashkie si pasojë e një zhvillimi brutal të lidhur me drejtësinë. 

Më 9 nëntor, qytetarët e Tiranës dhe 5 bashki të tjera do të votojnë për kryebashkiakët. Në qytetet e tjera janë zgjedhje krejt normale, ndërsa në Tiranë janë të jashtëzakonshme.

Kryetari i bashkisë u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim ku vazhdon të mbahet ende prej 8 muajsh, përmes një procesi me standarde të dyshimta. 

Por ndërkohë Tirana nuk mund të presë më. Kush thotë të kundërtën thjesht nuk e ka idenë se çfarë duhet që kjo lokomotive e Shqipërisë të ecë me ritmin e duhur.

Ndërsa ata që diskutojnë legjitimitetin e dekretit të Presidentit për zgjedhje, nuk kanë faj, se nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale dhe as dijen mbi kushtetutën të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të presidentit dhe ministrit të Drejtësisë të Partisë Demokratike, i cili për hir të integritetit të tij dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy