Shtatë persona kanë mbetur të vrarë dhe 48 të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në Londër mbrëmjen e së shtunës.
Një kamion ka goditur një numër këmbësorësh në urën e Londrës në qendër të kryeqytetit britanik. Dëshmitarët raportuan se nga kamioni kanë dalë tre persona me thika të gjata dhe kanë goditur njerëzit që ecnin në rrugë. Ndërkaq tre terroristë u vranë nga oficerë e policisë
Dëshmitarë okularë bënë me dije se atentatorët e këtij sulmi po bërtisnin "Kjo është për Allahun". ndërsa bëhet me dije se atentatorët mbanin atë që dukej të ishin jelekë shpërthyes, por u konfirmuan më vonë si mashtrim. Një nga terroristët, i cili u përshkrua me “origjinë mesdhetare”, mbante veshur bluzen e futbollit të skuadrës së Arsenalit.



